Mundësia për të shkruar historinë, sonte Luiza Gega garon për finaljen e Botërorit së atletikës

Sonte në mbrëmje Luiza Gega do të ketë garën finale të Botërorit në atletikë. 34-vjeçarja 4 ditë më parë arriti të siguronte finalen pavarësisht se vuan një dëmtim, që mund ta kushtëzojë në çdo moment.

Luiza garon sëbashku me 14 konkurente të tjera në orën 21:05 në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.

Atletja shqiptare rezultatin më të mirë në Botëror ka vendin e pestë, ndërsa sonte sërish nuk është favorite për vendin e parë, por ngjitja në podium do të ishte një rezultat historik.

15 garuesit e finales së 3000 metrave me pengesa në atletikë.