Jeni nga ata që zgjohen shpesh duke u ndier i plogësht, i lodhur dhe me mungesë energjie? Atëherë ka të ngjarë të kërkoni mënyra për të rritur nivelet tuaja të energjisë çdo mëngjes.
Por nga ana tjetër, ju mund të jeni një nga ata njerëz që besojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për të ndryshuar mënyrën se si ndihen dhe kanë hequr dorë.
Një studim i janarit 2020 i botuar në PLOS One zbuloi se hapi i parë për t’u ndjerë i freskët dhe gati për të përballuar ditën që nga momenti kur hapni sytë është të… ndryshoni tingullin e orës së alarmit!Zëvendësoni tingullin e ashpër si alarmi me një melodi të këndshme, shkruan Protothema.
1.Mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit
Fondacioni Kombëtar i Gjumit i SHBA-ve thotë se një rutinë e qëndrueshme e gjumit e bën më të lehtë si të biesh në gjumë natën ashtu edhe të zgjohesh në mëngjes.
2.Mos shtypni “snooze” në alarm
Shumica e telefonave kanë një kohë shtyrjeje të paracaktuar prej 10 minutash, kohë e mjaftueshme për t’ju kthyer në gjumë . Por kur trupi përgatitet për të hyrë në një fazë të re të gjumit, e cila ndërpritet nga zgjimet e përsëritura, truri përfundon i hutuar, duke ju lënë në një gjendje gjysmë të kthjellët.
3.Bëni disa ushtrime të frymëmarrjes
Sapo të zgjoheni, uluni në shtrat dhe kaloni dy minuta duke marrë frymë.
4. Pini ujë
“Gjumi shkakton dehidrim ”, shpjegon Dr. Breus. Mesatarisht, njerëzit humbasin një litër ujë gjatë natës, në varësi të nivelit të lagështisë së dhomës dhe modeleve të frymëmarrjes së secilit person.
Meqenëse uji mbart oksigjen në muskuj dhe tru, dehidratimi mund të çojë në dobësi fizike dhe mendore.
5.Lëreni dritën të përshkojë dhomën
Drita e ndritshme vepron si një përforcues i fuqishëm i energjisë, pasi “frenon” sekretimin e melatoninës , domethënë “hormonit të gjumit”. Meqenëse errësira shkakton lirimin e melatoninës, ju mund të kundërshtoni efektet e saj duke hapur grilat dhe duke lejuar rrezet e diellit në dhomë.
6.Filloni ditën tuaj me disa ushtrime
Një përmbledhje e tetorit 2013, botuar në Fatigue , argumentoi se stërvitja rrit drejtpërdrejt vigjilencën duke reduktuar ndjenjat e lodhjes.
7.Bëni një dush të ftohtë
Bëni dushin e mëngjesit me ujë të freskët dhe ulni temperaturën e ujit gradualisht me kalimin e kohës.
8.Merrni një dozë kafeine
Nuk është çudi që një filxhan kafe ose çaj mund t’ju japë energji të vlefshme. Kafeina ngadalëson grumbullimin e kimikateve që nxisin përgjumjen