Imazhet e Rita Orës u shfaqen gjatë ndeshjes me Zvicrën, reagon këngëtarja: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në botë

Mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja Kosovë- Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultatin 2-2.

Dardanët kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës.

Ndërsa në ekranin gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës.

Imazhi i vendosur në nderim të saj, i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet në rrjetet e saj sociale duke shkruar: Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën.