Arti në zi!/ ‘Xhevahiri i fundit i plejadës së artë’, shuhet përgjithmonë ‘babai i Tilit’ ( Emri +Foto)

Ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare ‘Mjeshtri i Madh’, Lutfi Hoxha, aktor i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografi.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri “Aleksandër Moisiu” ditën e sotme nëpërmjet një njoftimi:

“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së Artë të Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”
Për shumë dashamirës të filmit shqiptar, Hoxha është babai i Tilit në filmin “Shoku ynë Tili’.