Mirlind Daku, gjilanasi 193 cm në në sulmin e kombëtares shqiptare shënoi golin e dytë që çimentoi fitoren e Shqipërisë ndaj polakëve. Pas golit, Daku i emocionuar hoqi bluzen duke festuar.
Heqja e bluzes pas shënimit të golit është e ndaluar në rregullat e futbollit gjatë viteve të fundit dhe menjëherë arbitri e dënoi Dakun me karton te verdhë.
Ai e hoqi bluzen me kast për të treguar tatuazhin që kishte në shpatullën e djathtë, i cili ishte një mesazh dedikuar komandannt Agim Ramadanit me nofkën “Katana” si edhe batalionit që theu kufirin me Serbinë në Koshare shkruan AlbEu.com.
Në tatuazh shkruhej: Katana-138.
Ajo që nuk u pa në ekran ishte pikërisht momenti i dhënies së kartonit ndaj Dakut, megjithatë ja vlejti sakrifica për një mesazh të tillë që ngre peshë zemrat e shqiptarëve.