Fëmija 4 vjeç ndërron jetë rrugës për në spital, shfaqi probleme shëndetësore në kopsht

Një fëmijë 4 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Burrel dhe i mituri ka vdekur rrugës për në spital.

Sipas News24 vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht.

Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.