“Të shtënat zgjatën shumë”, dëshmia e banorëve ku ndodhi masakra me 6 të vdekur në Greqi: Nuk shkuam drejt atje sepse …

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Si pasojë e një përplasje me armë zjarri, kanë të mbetur të vrarë 6 persona, të cilët sipas mediave greke dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas mediave, në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja. Dëshmitarët thonë se të shtënat janë dëgjuar në të gjithë zonën.

“Dëgjuam të shtënat ” , thotë një banor i zonës për protothema.gr. Megjithatë, askush nuk ka shkuar menjëherë në vendngjarje, për shkak të frikës.

“Nuk shkuam drejt atje sepse, në rregull, ndoshta dhe u trembëm”, shpjegoi ai, duke shtuar se në bazë të breshërive dukej sikur ishte automatik. “Ishte shumë shpejt”, shtoi ai, duke shpjeguar se ishte e pamundur të numërohej sa plumba u qëlluan.

“ Të shtëna vazhduan për një kohë të gjatë, nuk e di si dhe ishin shumë të shpejta. Dhe duhet të ketë qenë shkëmbimi i zjarrit nga të dyja palët. “Natyrisht që ishim të tmerruar, nuk guxuam t’i afroheshim vendit që në fillim”, tha ai.

Banori ka shkuar në vendngjarje kur është njoftuar nga lajmi se çfarë kishte ndodhur dhe ka parë se ka pasur një mobilizim të madh të policisë dhe autoambulanca.