‘Plas’ sherri mes miqve? Luizi tha se do e hiqte nga “Instagram”-i, reagon Vis Pupa

Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa krijuan një miqësi mjaft të bukur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 2”. Madje së fundmi, dy artistët i kanë surprizuar fansat teksa u bashkuan bashkë për një projekt muzikor.

Aktori i njohur është shfaqur në videoklipin më të ri të këngëtarit të dashur për publikun. Luizi mesa duket ka dashur që shoku i tij të jetë pjesë e klipit të këngës “Amanet”.

Ndërkohë ditën e sotme ata janë në qendër të vëmendjes për një gjë krejt tjetër. Ejlli postoi në “Instastory” një video ku shfaqej bashkë me Kiara Titon dhe ai thoshte se do e hiqte nga ndjekësit aktorin.

E gjithë kjo është shaka, por ky postim i Luizit erdhi pas lajmeve se ai ka hequr nga “Instagram” shumë personazhe të njohur të ekranit.

Dhe i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Vis Pupës, i cili sigurisht e ka marrë me humor videon në fjalë.

“Kiara reagim epik”, ka shkruar fillimisht aktori, i cili më pas duke qeshur ka shtuar:

“Bëji plako se nuk është profili im ky. Ndërsa unë po i bëj report”.