Babai i Mirlind Dakut: Kosovën e pritëm shumë, djali s’më tregoi për kalimin

Mirlind Daku ishte një nga prurjet e Shqipërisë për ndeshjet kualifikuese të shtatorit. Sulmuesi i njohur priti gjatë Kosovën, por ftesa nuk erdhi, çka bëri që lojtari të zgjidhte të luante për kuqezinjtë.

Babai i futbollistit, Fehmi Daku, ka dhënë një intervistë për “Kanal 10”, duke folur pikërisht për këtë çështje.

“Unë kam insistuar gjithmonë që djali im të luajë për Kosovën, sepse në Kosovë është rritur dhe është ngritur.

Mirëpo nuk e di arsyen pse Kosova nuk e ka ftuar. Ne e zgjodhëm Kombëtaren e Shqipërisë sepse nga Kosova pritëm mjaft, pritëm shumë. Kur ka shkuar te Shqipëria, 3-4 ditë as mua nuk më ka thënë”, u shpreh babai i futbollistit Daku.