“Jemi krenar që jemi shqiptarë”, deklarata e Vojvodës jehonë në Itali

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili luan në Serie A me Torinon reagoi më herët në rrjetet sociale pas incidentit të mbrëmjes së shkuar në ndeshjen me Rumaninë ku u shfaqën nota racizmi.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë reagimit të Vojvodës i cili deklaroi se: “këto gjëra janë të papranueshme në 2023. Kanë ofenduar vendin tonë”.

“Mërgim Vojvoda i tërbuar pas Rumani-Kosovës,” ishte shkrimi i La Gazzetta dello Sport, ndërsa për këtë rast kanë shkruar edhe media të tjera.

“Turp për Rumaninë dhe mënyrën se si mendon. FIFA bëni punën tuaj dhe lëreni respektin të dominojë lojën. Krenaria jonë me e madhe është se jemi shqiptar,” shkroi mbrojtësi i përfaqësuese së Kosovës më herët.