Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për këngëtaren Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin e artit Enca.
Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.
Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata por vetëm me iniciativë të Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.