Nuk ua merr mendja, ja sa para fiton Shqipëria nëse kualifikohet në Kampionatin Europian

Kualifikimi në Euro 2024 për shumë vende është një lavdi e ekipit, por arritja në këtë event sjell edhe shumë të madhe parash në rast kualifikimi.

UEFA në total për ekipet pjesëmarrëse do të shpërndaj 371 milionë euro, ndërkohë gjatë edicionit të mëparshëm kjo shifër ishte 301 milionë, kurse në krahasim me vitin 2016, kur Shqipëria mori pjesë në Kampionatin Evropianin të Francës, kjo shifër është rritur me 23 për qind.

Të gjithë janë kuriozë se sa do të fitojë federata e një shteti për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm.

Shqipëria me pozitat që ka aktualisht dhe duke parë ndeshjet e mbetura në Grupin E, është pranë sigurimit të pjesëmarrjes në Euro 2024.

Kuqezinjtë luajnë ndaj Çekisë në shtëpi në muajin tetor, ndërsa në nëntor dy sfidat e tjera me Moldavinë në si mysafir dhe Ishujt Faroe si vendas.