Pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”, Kiara Tito është kthyer në një nga personazhet më të pëlqyer dhe të ndjekur. Fansat e saj janë kuriozë të dinë çdo gjë për moderatoren e njohur, që nga karriera e deri te jeta personale.
Sigurisht që impakt të madh ka edhe historia e dashurisë me Luiz Ejllin, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Gjatë reality show-t, ata krijuan një lidhje, e cila pati mjaft ulje dhe ngritje, por që kishte një fund shumë të bukur.
Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi në rrjet po qarkullojnë fjalë se Kiara është në pritje të ëmbël, e madje disa faqe në media sociale kanë shkuar edhe më tej duke pretenduar se Kiara ka komunikuar me ta dhe zbuluar edhe gjininë e fëmijës.
Por në lidhje me këto lajme, moderatorja e njohur nuk ka reaguar ende dhe të gjithë po presin me padurim të marrin vesh nëse ajo është shtatzënë apo jo.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Kiara Tito ka reaguar në lidhje me diçka tjetër. Ajo ka vënë re se në rrjetet sociale, emri i saj po përdoret për të shitur produkte të ndryshme, ku në fakt nuk është aspak ashtu.
Përmes një postimi të bërë në “Instastory”, moderatorja shprehet se këto postime janë të montuara dhe aspak të vërteta. Ajo gjithashtu shtoi se nëse një gjë e tillë nuk ndalet do të detyrohet të ndërmarr hapa ligjor.
“Prej disa kohësh po shoh në rrjetet sociale të ndryshme, kryesisht në “TikTok”, video të montuara që përdorin emrin tim për të shitur produkte. Nuk janë të vërteta edhe do ju lutesha të ndaloni këtë gjë pasi nuk është fare e bukur! Përndryshe do më duhet të marr hapa ligjore!”, ka shkruar ish-banorja e “Big Brother VIP 2” në postimin e saj në “Instastory”, që menjëherë është bërë viral.