Ndërtime pa kriter, gazetarja e njohur zbulon zonën më të shtrenjtë dhe më të lirë në kryeqytet

Gazetarja Dorina Azo në një intervistë televizive foli rreth rritjes së çmimit të referencave për banesat.

Ajo ka zbuluar se cilat janë zonat më të shtrenjta dhe më të lira në Tiranë

“Me vendimin që është miratuar në fletoren zyrtare në korrik kanë ndryshuar çmimet për 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe për pesë komuna në Tiranë, duke përfshirë Dajtin, Kasharin, Farkën, Petrelën dhe Prezën.

Çmimet e referencës janë rritur 5 deri në 76%, kurse në 5 komunat e Tiranës rritja varion nga 20-60% ku 60% është rritja më e madhe e shënuar në zonën e Farkës. Kjo përkthehet në të njëtën vlerë në taksën e ndërtesës që paguhet nga qytetarët, sepse taksa llogaritet mbi vlerën e apartamentit”,-tha gazetarja Dorina Azo.