Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër, raportohet për një të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Lezhë-Shkodër, me pasojë plagosjen e një personi.

Një automjet është përplasur me një çiklomotor, në afërsi të fshatit Balldre.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i çiklomotorit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital.