Kiara Tito është shumë aktive në rrjetet e saj sociale me reklama, apo edhe poza çasti, ku nuk mungojnë gjithashtu edhe foto ku Kiara shfaqet e veshur me firmat më në zë të momentit.
Së fundmi moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto ku shfaqe e veshur me një koleksion të brendit “Balenciaga”.
Ajo çfarë nuk prisnim ishte mendimi i Luizit i cili pantallonat e këtij koleksioni i quan “barrnaveka” që lidhet me gjerësinë e tyre, kështu dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Kiara në “instastory”.
https://zebra.cdnja.co/v/an/Anbpk.mp4?token=ErCyj2MotQY1gCS4NLHMQA&expires=1694947514
Por Luizi nuk u ndal me kaq, duke i hapur sfidë partneres së tij.
Ai ka postuar një foto veshur me të njëjtat rroba si Kiara por me firmën e tij të personalizuar “Barrnavek”.
Shumë të qeshura dhe komente pozitive ka shkaktuar postimi i Luizit, por ai nuk nguroi që me komentin e tij në foton e Kiarës të ironizonte edhe “gojët e liga” që flasin për ndarjen e çiftit.“E shikoni? Kiara ne Tirane, Luizi ne Shkoder. Ju kam thene qe jane ndare?”- shkruan këngëtari.