Aksident i rëndë në Kosovë, raportohet për 4 të plagosur

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur në fshatin Softaj të Ferizajt.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, njëri prej të lënduarve është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës,

ndërsa tre të tjerët pas ndihmës mjekësore janë dërguar në shtëpi.

“Njësia e Hetimit të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit”, tha Veseli.