Përplasja e tyre ka vijuar deri në ofendime me njërit-tjetrin, ku Egla madje i ka thënë se nuk duhet ta fitojë ai Big Brotherin.
Vetëm pak orë para spektaklit të sotëm, Egla dhe Romeo janë përfshirë në debate të njëpasnjëshme me njëri-tjetrin.
Romeo ka akuzuar Eglës se ajo sillet si modeste dhe bën viktimën, pasi ajo u shpreh se ka një publik modest, duke qenë se është një aktore teatri.
Përplasja e tyre ka vijuar deri në ofendime me njërit-tjetrin, ku Egla madje i ka thënë se nuk duhet ta fitojë ai Big Brotherin dhe se do të shesë brekët për këtë format.
Egla: Të të sjellë një violinë Roemo, se dukesh shumë i trishtuar.
Romeo: Të të vijë turp. Ik moj. Nuk jam i trishtuar. Jam i trishtuar për atë që po shoh. Më vjen keq.
Egla: Tani qetësohu se ke prime.
Romeo: Nuk më tregon ti mua se kur qetësohem.
Egla: Do shesësh edhe brekët për këtë format. Si Meritoni. Je duke i shitur brekët si Meritonit.
Romeo: Pse kur të rashë në qafë moj?
Egla: Je i ulët, me këtë që bërë sot je i ulët, ta kam hequr vizën fare. Je një gjë skandaloze para meje. Kisha patur respekt për ty por je një djalë që i ka larë dorët fare me mua.
Romeo: I ulët unë, pse cfarë të thashë? Të thashë që vlerëso veten dhe publikun? Pse moj, cafrë të bëra, të thashë që je super aktore?