VIDEO/ Çfarë ndodhi gjatë natës, Ermiona largohet nga shtëpia? Banorja bën gati valixhet

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm i cili u shoqërua me debate të forta, një tjetër skenë ka ndodhur gjatë natës brenda në shtëpi.

Bisedat për veprimin e Luizit ndaj Kiarës vijuan edhe në orët e vona të mbrëmjes, por nuk u toleruan aspak nga Ermiona.

Ajo ndërhyri në një bisedë, mes Oltës, Maestros dhe Kiarës, por debate agravoi, duke bërë që Jona “të dilte nga vetja”, ashtu si dhe ajo tha, dhe të merrte vendimin për të lënë shtëpinë.

Ermiona filloi të bënte valixhet gati, mirëpo ishte Luizi ai i cili e ndaloi dhe e binti që të mos merrt këtë vendim.

BISEDA:

Ermiona: Ju nuk meritoni njerëz që thonë të vërtetën, ju doni ato që jeni mësuar të shikoni dhe të dëgjoni. Unë nuk kam lidhje me këto gjëra, më vjen shumë keq.

Luizi: Hajde një sekondë. Më thirre te grimi erdha, hajde tani ikim pak bashkë te grimi e pastaj ik.

Ermiona: Lui jam lodhur. Shumë shëmtuar Lui, shumë shëmtuar.

Luizi: Kjo është loja, ti mund të thuash nuk jam për këtë lojë

Ermiona: Më kanë shqetësuar, kanë që qëparë krr, krr, krr. Ja dola nga vetvetja dhe po iki.

Luizi: Pse ua jep këtë kënaqësi?