Publikohen detajet/ E quajti Oltën “balenë”, ndaj u përjashtua! Ermiona i kërkon diçka të fundit Luizit para se të dalë

Përjashtohet nga ‘Big Brother VIP Albania’, Ermiona Lekbello. Ky vendim u mor ditën e sotme nga ‘Vëllai i madh’, pasi sipas tyre, ajo ka ushtruar dhunë verbale.

Masa u komunika për banorët nga Luizi.

Pas këtij vendimi, Ermiona bëri gati valixhet e ndërkohë teksa po komunikonte me Luizin, i bëri të ditur se do takohen jashtë.

Madje, ajo u bëri thirrje njerëzve që të votojnë Luizin.

Ermiona: Është gjithçka shumë e shëmtuar. O Zot të gjithë votoni këtë djalë. Ik merru vetë më këto hi ena.

Luizi: kjo është lojë nervashLuizi: Ti bie në kategoritë e këtyre.

Ermiona: Unë po iki në shtëpinë time, më presin gjëra të reja. Është 1 mars, e kam gjithë muajin përpara, kam një vajzë që më pret, kam njerëz në Itali.

Do qesh me lot me këto aventura kur t’ja tregoj miqve të mi.

Do më marrë malli për ty, kur të dalësh e gjen mënyrën sesi do më kontaktosh, se po degjeneroheshim.

Produksioni i BBV ka vendosur të jetë shumë strikt pas situatave të ndodhura ditët e fundit në shtëpi dhe sic u lajmërua dhë mbrëmë tani e tutje s’do ketë më asnjë tolerim.

Ermiona quajti Oltën, balenë dhe ndaj u përjashtua.