Identifikohet dhëndri që vrau familjarët e gruas në Tiranë

Një krim brenda familjes ka tronditur kryeqytetin paraditen e të mërkurës në zonën e Paskuqanit. Dyshohet paraprakisht se ish-dhëndri ka qëlluar me armë zjarri në familjen e ish-gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Kthesa e Kamzës.

Për pasojë, deri më tani dyshohet se 2 persona kanë humbur jetën.

Autori i dyshuar është Dan Kutra. Ende nuk dihen arsyet e konfliktit.