Zbardhet ngjarja e dytë në Kamëz, Etleva Kurti u vra për gjakmarrje, vëllai i dënuar me burg përjetë (DETAJE)

Etleva Kurti është njëra prej tre grave të vrara ditën e sotme në dy ngjarje të ndryshme brenda një ore në Kamëz.

Policia bëri me dije se 31 vjeçarja u vra mesditën e sotme brenda oborrit të shtëpisë së saj, nga një person ende i paidentifikuar.

Burime bëjnë të ditur se e reja ishte motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij në vitin 2018 në Kamëz.

Për këtë fakt dyshohet se vrasja e Etleva Kurtit ka ndodhur për hakmarrje, ndërsa Polcia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ve.

Kujtojmë se në 2018 gjatë një tentative grabitjeje, mbeti i vrarë pronari i dyqanit Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij Merita.

E gjithë skena e rëndë asokohe ndodhi në prani të fëmijës 6 vjeç të çiftit. Për vrasjen e Bucit u arrestua shtetasi Vladimir Kurti dhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi Ruzhdi Hoda.

Kurti ka deklaruar nëntorin e kaluar se është paguar për të kryer krimin e rëndë.