Sherr i madh mes disa të rinjve në Tiranë, një vajzë përpiqet t’i ndajë (Video)

Një sherr i madh është shënuar mesditën e sotme në Tiranë, pranë ish-stacionit të trenit.

Siç shihet edhe në vidoen e mëposhtme një grup të rinjsh janë përfshirë në një sherr, ku shihet teksa qëllohen me grushta dhe shkelma.

Në video shihet që është një vajzë, e cila e friksuar dhe duke qarë mundohet që të ndajë djemtë që janë përfshirë në sherr.

Nuk dihet ende se kush janë të rinjtë e përfshirë në këtë konflikt fizik dhe kush është arsyeja që i ka çuar në këtë përplasje.