Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, ministri Çuçi: Ngjarja mund të shmangej nëse sistemi i drejtësisë…

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të autorit të 3 vrasjeve dhe 3 plagosjeve në Tiranë, Dan Hutrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çuçi është shprehur se policia tregoi profesionalizëm për arrestimin e një krimineli të regjur.

Ai shton se kjo ngjarje mund të ishte shmangur nëse sistemi i drejtësisë do e kishte lënë në burg autorin për të shkuarën e tij kriminale.

Reagimi i Çuçit:

Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave! #MbështetjepërPolicinëeShtetit