I dhanë fund lidhjes? Luizi debaton me Kiarën: Më the ik po s’të pëlqeva (VIDEO)

Në vazhdën e diskutimeve të shumta mes Kiarës dhe Luizit, ai i kërkoi Kiarës që çdo keqkutpim që kanë mes njëri-tjetrit, ta sqarojnë jashtë. Sipas Kiarës, kërkesa që ka Luizi është e kotë, pasi deri atëherë humb pesha e debatit. Në aq kohë, Luizi reflekton dhe e justifikon veprimin e tij, shtoi Kiara.

Kiara i tha Luizit se ai është shumë posesiv dhe se nuk reflekton për gabimin që ai ka bërë. Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre duhet të ketë një shkëputje, pasi reflektimi do i shërbejë të dyve.

Kiara i tha Luizit se kur vjen e puth dhe e përqafon, i duket sikur e bën të gjithën këtë thjesht për ta “kaluar” situatën. Ajo shtoi se do të shohë se si ai do veprojë në vijim.