Dan Hutra ishte nisur të kryente vrasjen e katërt! Gazetari: E njohën kur bleu cigare dhe “Molto” me çokollatë në dyqan! Shkoi të ekzekutonte…

Detaje të reja zbulohen nga arrestimi i autorit të dyshuar të vrasje ssë tre grave ditën e sotme në Kamëz dhe Paskuqan, Dan Hutra.

Ai është identifikuar nga një banor i Kombinatit, pasi ka shkuar dhe ka hyrë në një dyqan ku ka blerë dy paketa cigare, dy kruasant dhe dy shishe ujë.

Por sipas gazetarit Spartak Koka. Hutra ishte nisur për të kryer vrasjen e tij të katërt.

Koka tha se Hutra donte të ekzekutonte një shtetas me inicialet Rr.Sela, të cilin e bënte fajtor për vdekjen e babait të tij, por që në fakt nuk kishte asnjë lidhje.

“U kap pasi hyri në një dyqan dhe bleu dy paketa cigare, dy molto me cokollatë dhe dy shishe ujë. Ata e njohën edhe nga foto që kishte shpërndarë policia dhe njoftuan.

Mund t’ju vras edhe ju tani, por s’po ju vras se jeni të shteti dhe s’kam punë me ju. Por më lini të vras edhe një person tjetër. Bëhet fjaë për Rrahman Selën, një person që Hutra e bën përgjegjës për vdekjen e të atit të tij, por që s’ka lidhje dhe s’ka patur asnjë lidhje me të apo konflikt të mëparshëm”, deklaroi gazetari Koka në emisionin “Opinion”.