Masakra me tre të vrarë/ Zbardhen detaje tronditëse, të parat vrau ish-kunatën dhe nusen e shtëpisë, pasi i mbaruan plumbat, kapi thikën dhe…! Si tentoi Dan Hutra të ‘shuante’ gjithë familjen Hysa

Detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Tiranë, ku Dan Hutra vrau dje 2 anëtarë të një familje dhe plagosi 2 të tjera. Ngjarja ndodhi në Paskuqan. Sipas informacioneve mësohet se Dan Hutra sapo ka shkuar në oborrin e banesës së familjes së ish-gruas së tij, ka hapur zjarr ndaj ish-kunatës së tij, Mevlute Hysës dhe të fejuarës së vëllait të tyre, duke i lënë të vdekura.

Dy 30-vjeçaret ishin duke larë makinën në oborr. Fill pas këtij episodi, duke qenë se i kanë mbaruar plumbat e kallashnikovit, Hutra është futur brenda në banesë dhe ka marrë një thikë nga kuzhina, dhe ka goditur ish-gruan Elena Hysa dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, duke i plagosur. Më pas ka shkuar në makinë për të mbushur karikatorin me plumba, për t’u futur sërish në banesë dhe për qëlluar sërish.

Por kur ka dalë jashtë është ndeshur me fqinjët e familjes Hysa dhe një nga ata e kishte pyetur se; “çfarë po bën?’, duke bërë që ai të largohej. Ndërkohë, ai është larguar në drejtim të banesës së Elteva Kurtit, viktima e radhës, e cila është motra e Vladimir Kurtit. Sapo morën vesh lajmin e kobshëm, 2 djemtë e familjes Hysa mbërritën sot në shtëpinë e tyre, ndërsa do të përcjellin për në banesën e fundit motrën e tyre, Mevlute Hysa, ndërkohë që motra dhe nëna e tyre ndodhen të shtruara në spitalin e Traumës.