“Atë në Astir doja ta prisja në fyt, vajta ta ekzekutoja”, dëshmia tronditëse e Dan Hutrës: Doja të vrisja ish-vjehrrin por nuk e gjeta në shtëpi, në Sharrë po prisja objektivin tjetër…

Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës, i cili vrau ditën e djeshme tre gra dhe palgosi dhe tre të tjera. Hutra ka thënë se ka dashur të vras 40-vjeçaren në Astir pasi i kishte 80 mijë euro borxh.

Më tej përpara hetuesve ai ka dhënë detaje edhe për dinamikën e krimeve ku ështe shprehur se në fillim donte të vriste 40 vjeçaren në Astir.

“Kam shkuar në biznesin e saj për ta ekzekutuar. Doja ta prisja në fyt, por u largua, dhe e cava në dorë. U afrova por në dyqan u futën njerëz të tjerë, e për këtë shkak u largova. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera”– u shpreh ai.

Më tej ai ka treguar se u largua drejt koder Kamzës, për të vrarë ish bashkjetuesen.

“U largova me shpejtësi për në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: a ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj. Në ate moment doli nëna por nuk e qëllova. Nuk doja ta vrisja atë. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”- ka thene Hutra ne deshmine e tij.