“Ishte e pafajshme”, vrasja e Etleva Kurtit nga Dan Hutra, fqinjët: Këtu s’ka shtet! Ministri i Drejtësisë dhe drejtori i Policisë duhet të dorëhiqeshin

Etleva Kurti ishte një nga viktimat Dan Hutrës ditën e djeshme. Ai ka ardhur para banesës së saj, dhe në oborr e ka qëlluar me armë duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërkohë trupi i saj do teë prehet në Burrel. Sakaq fqinjët kanë dhënë dëshminë, duke e cilësuar ngjarjen e tmerrshme dhe se ministri i drejtësisë dhe drejtori i policisë duhet të jepnin dorehqejen.

“Të vrasësh një njëri të pafasjëm kjo është katastrofë. Janë një familje e mirë, djali ka bërë një sherr ai e paguan. Ne nuk kemi shtet, të besh vrasje, atje në Greqi ministri i rrugës dha doreheqjen, ministri i drejtesisë duhet të kishte dhene doreheqjen, edhe drejtori i policisë. Me ngjarjen jemi tepër të tronditur. Ishte krejt e pafajshme. Kjo gruaja dhe vajza nuk ruheshin. Se nuk vritet femra “- tha nje prej fqinjeve.