Tjetër aksident në Tiranë, autobusi përplaset me dy makina

Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një urban është përplasur me dy makina.

Aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si kryqëzimi i “Ish-Ekspozitës”.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i frikshëm ndodhi në afërsi të “Shallvareve”, ku një urban i linjës së “Unazës” u përfshi në aksident me 9 disa makina, duke lënë të plagosur 9 qytetarë.