Tragjedia me 57 viktima në Greqi, Shqipëria shpall të dielën ditë zie

Dita e Dielë është shpallur ditë zie në vendin tonë, në nder të 57 viktimave që humbën jetën ën Greqi ditën e djeshme, si pasojë e një aksidenti hekurudhor.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministria Rama me anë të një postimi në “Facebook”, ku shkruan se tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë dhe se do i bashkohemi simbolikisht Greqisë me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.

Postimi i Ramës:

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në

https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/330614012_602567431315132_3018094535657709235_n.jpg?stp=cp1_dst-jpg_p350x350&_nc_cat=102&ccb=1-7&_nc_sid=110474&_nc_ohc=oTExgPvocPcAX-RoR3d&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&edm=AN6CN6oEAAAA&oh=00_AfDRzvqogkH4O_0YvlptudkEKnaag_-zzbGKzIKLM1W12A&oe=640699E6