Trágjèdiá në Greqi, kërkohet studentja shqiptare Klaudia Lata: Ishte në vagonin e parë (FOTO)

Midis viktimave të përplasej së dy trenave në Larisa të Greqisë, dyshohet të jetë dhe një studente me origjinë shqiptare. Prindërit e Kludia Lata kanë bërë apel për gjetjen e vajzës së tyre.

Familja Lata bën me dije se vajza ka qenë pasagjere në tren, sakaq mësohet se ajo ishte studente në Athinë. Ata kanë shpërndarë foto dhe kanë dhënë mostra të AND-së në mënyrë që të bëhet identifikimi i trupave.

Mediat greke raportojnë se deri më tani janë konfirmuar 47 viktima, ndërsa 7 trupa janë karbonizuar dhe und të identifikohen me testin e ADN-së.

Rifilluan sërish kërkimet për viktimat në vagonët e djegur të Interciti 62, ku humbën jetën 57 persona. Sipas burimeve paraprake rezultojnë katër shqiptarë të zhdukur.

Zjarrfikësit deklaruan se janë 57 trupa të dërguar në morg, edhe pse nuk përjashtohet skenari i frikshëm disa pasagjerë të mos gjenden kurrë.

Vetëm 11 viktima janë identifikuar deri tani, ndërsa për 33 do të përdoret testi i ADN. Sakaq 14 trupa janë plotësisht të djegur, të cilët janë transferuar sot në morg.