Dëshira e fundit e 10-vjeçarit që vdiq pasi doli nga rrënojat e tërmetit: Më premtoni që do ma shpëtoni vëllanë

Një histori vërtet e trishtë është ajo e 10-vjeçarit turk të quajtur, Ümit İşal, i cili vdiq vetëm orë pasi u nxor i gjallë nga rrënojat e godinës ku banonte me familjen e tij në Kahramanmaras.

Sapo u konstatua nga ekipet e shpëtimit i gjallë dhe anëtarët nisën ta nxirrnin prej rrënojave, i vogli i shprehu një dëshirë atyre. Ai i kërkoi që ti premtonin se do t’i nxirrnin gjallë edhe të vëllanë 13-vjeçar.

“Umit na kërkoi t’i premtonim se do ta shpëtonim vëllain e tij të madh. Ai vdiq në spital dhe ne shpëtuam vëllain e tij Ozanin pas tij. Ne gjetëm një libër pranë Ozanit, të titulluar “Një ditë në nëntokë”. Ai libër na bëri shumë përshtypje.”, tha Bekir Arı, një tetar në brigadën e zjarrfikësve që nxori nga rrënojat 10-vjeçarin e ndjerë dhe të vëllanë.