“Plas” kaçavida mes të rinjve në Elbasan për një vajzë, plagoset rëndë një prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Burime për mediat bëjnë me dije se njëri nga të rinjtë ka pësuar plagë të rënda dhe është nisur me urgjencë në spital, ndërkohë mësohet policia ka bërë të mundur kapjen e autorit.

Sipas të njëjtave burime thuhet se shkak i konfliktit mes të rinjve është bërë një vajzë.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.