5 minuta e 30 sekonda/ Dan Hutra qëllon me breshëri në familjen e ish-gruas, rruga e mbushur me fëmijë të shkollës (VIDEO)

5 minuta e 30 sekonda i janë dashur Dan Hutrës për të vrarë dy gra të familjes Hysa në Kamëz dhe për të plagosur dy të tjera. Pamjet e ngjarjes makabre që tronditi dje Tiranën janë publikuar nga emisioni “Opinion” dhe tregojnë dinamikën e qartë të saj.

Siç shihet në to, Dan Hutra parkon makinën para shtëpisë së familjes së ish-bashkëshortes dhe pas një debati të ashpër me to, ka hapur zjarr me kallashnikov. Gazetari Spartak Koka është shprehur se të pranishëm kanë qenë dhe dy fëmijë, të cilët autori i ka larguar para vrasjes.

Në video dëgjohet dhe breshëria e të shtënave në shtëpinë e familjes Hysa. Ndërkohë, rruga është e mbushur me fëmijë që sapo kishin dalë nga shkolla dhe banorë të tjerë të zonës.