U largua nga “BBVIP”, Albërije Hadërgjonaj nxjerr sekretin për ish-kunatën e saj Ermionën!

Ermiona Lekbello pati një rrugëtim të shkurtër, por shumë interesant në shtëpinë e “Big Brother VIP”, e duket se publikut i pëlqeuy mënyra e drejtpërdrejtë e të shprehurit të saj, batutat e mbi të gjitha qëndrimet që mbajti në shtëpi.

Megjithatë reagimi i saj gjatë një debati pas Prime-t të së martës u bë shkak që këngëtarja të skualifikohej nga reality show, teksa produksioni e konsideroi gjuhën e përdorur nga ajo si kërcënuese e ofenduese, pra të patolerushme karshi rregullave të formatit.

Megjithatë edhe pas daljes nga shtëpia, Ermiona ka marrë reagime të ndryshme nga publiku, kryesisht pozitive dhe kështu ka qenë edhe ai nga ish-kunata e Lekbellos, artistja Albërije Hadërgjonaj.

Për ju që nuk e dini, Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e këngëtares, cka i bën ish-kunata dhe pas daljes së saj nga reality show, Hadërgjonaj ka bërë këtë reagim në Instagram-in e saj, bashkangjitur me një lajm kushtuar Lekbellos:

“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministë o s’ka njeri në këtë shoqëri sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”

Pasi u skualifikua nga “BBVIP”, Albërije Hadërgjonaj ka

Pra mes ish-kunatave ka vetëm dashuri, sidomos tani! /News31