Ironia e fatit/ Dy vajzat binjake dhe kushërira e tyre shkruajtën pak çaste para aksidentit: ‘Ndoshta do arrijmë ndonjë ditë’!

Greqi- Ndërsa dhimbja ka pushtuar familjarët e viktimave, por jo vetëm, detaje prekëse mësohet rreth fatit të disa prej tyre.

Dy motra binjake 20-vjeçare dhe kushërira e tyre po udhëtonin në drejtim të Selanikut, pasi kishin kaluar disa ditë pushime në familjet e tyre në Kastraki.

Pak para aksidentit tragjik, ato kishin publikuar video në rrjetet sociale teksa shkruanin “ndoshta do arrimë një ditë” dhe për ironi të fatit, ato nuk mbërritën kurrë në destiancionin e tyre pasi përplasja u mori atyre jetën.

Në fund të videos, njëra nga vajzat dëgjohet të thotë “kurrë më në tren”- kjo për shkak të dy vonesave të trenit ku ato po udhëtonin.

Ato ishin studente të shkëlqyera dhe po shkonin në Selanik për të vazhduar studimet, pasi kishin kaluar tre ditë me prindërit e tyre. Dy motrat janë të njohura edhe në botën e sportit të Thesalisë.