Vedati i tha ‘Komandante Dubait’, Xhuli shpërthen në lot: Kërko falje publike

Në diskutim shumë të nxehtë, Vedati e ka quajtur Julianën “komandate të Dubait” duke iu referuar stilit të shtrenjtë të jetesës që bën. Juliana ka shpërthyer në lot gjatë natës Prime dhe ka kërkuar nga Vedati të kërkoj falje ose nuk mund jetojë nën një çati me të.

Xhuli: Me gjithë respektin që kam për një aktor kaq të madh sa Vedat Bajrami, për mua ka qenë ofendim i madh kur më tha komandante Dubai, ku ne të gjithë e dimë që Dubai kohët e fundit nuk e ka një epitet të mirë. Vedati e ka bërë një skeç ku përbuz vajzat që vinë prej Dubait me çanta me lekë. Me gjithë respektin vajzat mund të bëjnë lekë si të duan. Unë vij nga një familje shumë e edukuar dhe me vlera të larta. Ke ofenduar karrierën time prej 20 vitesh. Nuk mundesh ti të ma prishësh karrierën, as ty nuk të toleroj as kërkënd. Nuk më ke ofenduar vetëm mua, por edhe familjen, motrën e dikujt, një ditë nënën e dikujt. Kërkoj nga Vedati publikisht të më kërkojë falje ose nuk mund të jetoj në të njëjtën çati me këtë person.

Ndërkohë Vedati u përgjigj se “Dubai është qendra botërore e biznesit”.