E rëndë në Tiranë, gjendet një person i pajetë, zbardhen detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kombinatit, Tiranë.

Paraprakisht bëhet me dije se një shtetasi me iniciale M. E., 68 vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesë, duke humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 04.03.2023, në orën 14:00, në Kombinat, është vetëvarur në banesën e tij, shtetasi M. E., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.