Përplasen dy makina në Bulqizë, dy persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjoricë të Bulqizës.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur te ura e Drinit, ku janë përpalasur dy mkaina dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve.

Shoferët janë dëruar me urgjencë në psital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.