“Më pyesin kur dole nga BBV”! Olta Gixhari paska një kopje identike që të gjithë e njihni

Ngjashmëria që ka me konkurrenten e “Big Brother VIP”, Olta Gixharin, duket se e ka bezdisur këngëtaren Era Rusi.E ftuar në “S’e Luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi, artistja thotë se shpesh e ngatërrojnë me Oltën.

Madje, tashmë që Olta është pjesë e “reality show-t”, Erën e pyesin kur dole: “Më thonë kur dole. U them nuk jam unë, ajo është akoma brenda.

Nuk më vjen as inat, as mirë, por bëhet e tepërt. Më thonë ngjan shumë me atë këngëtaren, unë u them jam aktorja”.

Teksa komenton “Big Brother VIP 2”, Era tregon se kush është konkurrenti i saj i preferuar.“Unë për mbretin, për Luizin, na e ka marrë zemrën. Është lojtar”, thotë Era.

Mbrëmjen e sotme pritet që në shtëpinë e Big Brother të futen banorë të rinj. Pas përjashtimit të Ermionës dhe Evës, të tjerë emra priten të bëhen konkurrentë në lojë.

Një ndër emrat e përfolur është ish-konkurrenten e “Përputhen”, Antoneta Koçin.Antoneta u bë e njohur nga “Përputhen” e më pas ka marrë pjesë si e ftuar në disa programe televizive.