DETAJE TË REJA/ U hodh nga ura në Pogradec, historia familjare e 40-vjeçares, vendimi që e çoi të tentonte t’i jepte fund jetës

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit ku një 40-vjeçare tentoi të vrasë veten duke u hedhur nga ura në liqen.

Fatmirësisht ajo u shpëtua nga banorët dhe policia dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, detaje të reja kanë dalë lidhur me këtë ngjarje.

Burime për mediat bëjnë me dije se 40 vjeçarja me ininciale S.K, ishte divorcuar nga bashkëshorti me të cilin ka 1 fëmijë.

Ndërsa ish bashkëshorti ka edhe 2 fëmijë të tjerë nga martesa e parë e tij.

Të tre fëmijët, me vendim Gjykate i janë lënë ish bashkëshortit për t’u kujdesur.

Ky vendim i Gjykatës ka bërë që gruaja të tentojë t’i japë fund jetës. Prej kohësh ajo shfaqte probleme të shëndetit mendor, dhe kjo ka qenë arsyeja që gjykata nuk i’a caktoi asaj kujdestarinë e fëmijëve.