Humbi jetën në Larisa/ Biseda e fundit e Klaudias, me prindërit!

Momente që të thyejnë zemrën janë parë gjatë përcjelljes për në banesën e fundit të 21-vjeçares Klaudia Lato e cila humbi jetën nga përplasja e trenave në Tempi të Larisës.

Akti i fundit i dramës është shkruar në Larisa ku të afërm dhe miq ndodheshin në kishën e Agios Demetriou për t’i dhënë lamtumirën vajzës së re.

Studentja kishte udhëtuar për të festuar të hënën e pastër në Patra dhe po kthehej me trenin vdekjeprurës drejt Selanikut ku studionte.

Prindërit e saj që jetojnë në Larisa i kishin thënë: “Ndalo të të shohim, kemi shumë kohë që nuk jemi parë!”

Vajza, për fat të keq, nuk u ndal në Larisa, pasi donte të kthehej në Selanik për të filluar sërish studimet./K.C/dritare.net