“Më kanë hedhur helm në pjatë”/ Rrëfehet motra e Hutrës, zbulon konfliktet e vëllait në burg

Motra e Dan Hutrës, personit që vrau tre grad he plagosi tre të tjera më 1 mars ka treguar se i vëllai i kishte rrëfyer gjatë kohës që ishte në burg se kishin tentuar ta helmonin.

Gjatë një interviste televizive, ajo tha se nuk e dinte nëse autor i helmimit kishte qenë Vladimir Kurti. Ajo shtoi se duke qenë se nuk di personin që i kishte hedhur helm, nuk mund të thoshte as arsyen e vrasjes së motrës së Vladimir Kurtit, Etleva Kurti.

“Telefonatat le të hapen, për Vit të Ri më ka thënë në telefon më kanë futur helmin në pjatë në burg brenda. Se kush ja ka futur nuk ma ka kallëzuar me emër. Ka qenë në një dhomë dhe më tha se e ka goditur. Më ka thënë që është ai me burgim të përjetshëm dhe helmin ma ka futur të më vrasë në burg. Me çfarë më merr mendja ky është, por nuk më ka thënë që do hakmerrej,”- tha motra e Hutrës.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.