“Nuk doja ta vrisja”, shqiptari në Gjermani përballet me nënën e viktimës në gjykatë

Një shtetas shqiptar, i quajtur Fisnik H, është përballur në gjykatë me akuzën se ka vrarë një 31-vjeçar me origjinë turke në Gjermani.

24-vjeçari e pranoi akuzën, teksa tha se ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje, shkruan Bild.

Ai ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës, i cili ndërroi jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.

I riu shqiptar u shpreh se ishte penduar dhe kërkoi falje. “Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar. Unë thjesht doja të flisja me të. Mustafa goditi vëllain tim të vogël. Ai donte të më thyente edhe kockat ”, tha ai.

24-vjeçari u përball në sallën e gjyqit me nënën e viktimës, e cila në një moment ndërpreu seancën dhe e paralajmëruar: Kujdes! Thuaj të vërtetën, i çmendur.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 qershor të vitit 2022 në një park në Gaarden./abcnews.al