E rëndë/ Gjendet pa shenja jete një person, policia zbardh detajet

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës.

Sipas Policisë së Kosovës, vdekjen e kanë konstatuar ekipet mjekësore, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pas shenja jete viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe një ekip emergjencës, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për abduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.