Tha se pret djalë, por Fifi sot tregon të keqen e madhe që i ka ndodhur/ Postoi video

Lokali i këngëtares Filloreta Raçi është përfshirë nga fl akët. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fifi me anë të një postimi në Instagram.

Me një video në “Instastory”, ajo publikoi tualetin e lokalit i cili është përfshirë nga zjarri.

Dashuria e Filloreta Raçit dhe Adis Patushit do të bekohet me një fëmijë. Këngëtarja është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe do të bëhet nënë për herë të parë.

Teksa disa kohë më parë u bë me dije se ajo do të sillte në jetë një vajzë, vetëm ditën e djeshme vetë Fifi e hodhi poshtë këtë me anë të disa postimeve në Instagram, ku zbuloi se Adis Patushin do ta bëjë sërish baba të një djali.

E teksa pritet që në fund të prillit këngëtarja të sjellë në jetë të voglin e saj, duket se edhe hallin e emrit e ka zgjidhur. Burime për “Prive” bëjnë

me dije se midis shumë opsionesh ata kanë vendosur ta quajnë fëmijën e tyre të parë bashkë “Nin”. Nëse nuk ndërrojnë mendje, kështu do të quhet djali i Fifit dhe Adisit.

Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin me modelen Adrola Dushin.“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda.