Krah Luizit, Ronaldo zbulon arsyen e fortë

Ronaldo Sharka e ka mbështetur Luizin që pas daljes nga “Big Brother VIP” dhe sot i ftuar në “Wake up” tregoi nga i buron dashuria për këngëtarin.

Ai përmendi disa momente brenda shtëpisë, duke thënë se Luizi kishte qenë i vetmi që i kishte qëndruar pranë.

“Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulot kur isha me Zhaklinën. Luizi ka qenë personi i parë që ka marrrë vesh, historinë time dhe të tim ati dhe më ka thënë do të marr në finale me vete. Se kjo ishte një nga dëshirat e tim ati që unë të isha në finale. Madje dhe shpeshherë kur më ka ngacmuar ditët e para, unë nuk e kuptoja, e ka bërë për të më ngritur. E kam kuptuar nga jashtë. Sepse ai njerëzit që do i fut në lojë.

Kur unë jam futur në shtëpi, nga ruloti, nuk kisha krevat. Asnjëri prej meshkujve nuk më tha hajde fli katër orë tek krevati im. Personi i vetëm që më tha ishte Luizi. Përveç lojës, këto gjeste tregojnë shumë për natyrën e atij njeriu. Unë kam parë tek ai një zemër të mirë”, tha Ronaldo.