“Kujdes mos i ngatërro gjërat”, Luizi fut në sherr Sabianin me Qetsorin: Mos bëj …

Sabiani dhe Qetsori u përfshinë në një debat gjatë ditës së sotme.

Sipas Luizit, Qetsori i kishte thënë atij se të martën nuk del as Olta, as Armaldo e as Kristi, por del Sabiani.

Ai gjithashtu kishte thënë se Sabiani do gabojë, ndaj ai mendon që mund të rrezikojë nominimin.

Ky koment nuk u prit mirë nga Sabiani, i cili i tha Qetsorit se nuk ka pse aludon për gjëra kot dhe se burrat sipas tij, kur të japin respekt, e mbajnë atë.

Qetsori tha se komenti i tij nuk ka lidhje me respektin dhe se thjesht ai kështu e mendon se do të ndodhë.

Sabiani i tha Qetsorit që i vjen keq që ai mendon kështu, ndërsa i tha atij të mos bëjë teste me të. Nga ana tjetër, Qetsori i tha Sabianit që mos t’i japë këshilla atij.