Çfarë po ndodh? Anija luftarake mbërrin në Portin e Durrësit

Vizitorja e veçantë e kësaj të marte në portin e Durrësit është anija luftarake “San Marco”.

Ajo është anija e dytë e marinës Italiane dhe bën pjesë në treshen e klasit San Giorgio, e pajisur me aeroplanmbajtëse.

“San Marco” ka një gjatësi prej 136 m, zhytje deri në 6,5 m dhe gjerësi 26m.

Klasi San Giorgio i Marinës Italiane, i njohur ndryshe edhe si klasi Santi (pasi tre njësitë që e përbëjnë mbajnë emrat e tre shenjtorëve), përbëhet nga tre anije luftarake amfibe të tipit aeroplanmbajtëse (LPD): “San Giorgio”, “San Marco” dhe e fundit, me një dizajn paksa më të ndryshëm, “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.